Zëvendësministri Kastrati mori pjesë në hapjen e panairit Natyra 2010
Në zonën industriale në Prishtinë sot u hap panairi tradicional i mobilierisë dhe industrisë së drurit në Kosovë “Natyra 2010”, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës dhe afaristë të ndryshëm.
Me rastin e hapjes, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Januz Kastrati tha: " Sektori i përpunuesve të drurit sidomos viteve të fundit ka pasur vërtet një zhvillim dhe rritje signifikante, si në përdorimin e teknologjive dhe diturive të reja në kualitetin e prodhimit, dizajnit dhe në arritjen e marrëveshjeve për eksport me disa vende të rajonit e më gjerë", theksoi zëvendësministri Kastrati.
Zëvendësministri Kastrati shtoi se duhet përmendur se MTI-ja ka pas angazhim të drejtpërdrejtë dhe bashkëpunim të ngushtë me projekte të donatorëve, si: USAID, KPEP, GTZ, Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian për ngritjen e kapaciteteve të këtij sektori përmes organizimit të shumë punëtorive, ofrimit të trajnimeve në hulumtim të tregut, ngritjes së kualitetit, si dhe në marketing dhe ne implementim të standardeve HASAP dhe ISO.
Panairi është organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe është përkrahur nga USAID-i.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorët deri më 13 qershor.
Fjalimi i plotë i zëvendësministrit Kastrati

