U mbajt tryeza "Biznesi në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve"

Në Hotel Grand, u mbajt konferenca " Biznesi në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve", të cilën e organizoi Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Në tryezën për konsumatorët morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues nga fusha e biznesit.

Tryezën e përshëndeti këshilltari i ministrit të MTI-së, Nehat Ramadani, i cili theksoi se takimet e tilla që kanë për qëllim forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe nismat për fushatat informuese rreth të drejtave dhe mbrojtjes së konsumatorëve në përgjithësi, do të përkrahen në vazhdimësi nga ana e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ai shtoi se MTI-ja dhe institucionet e Kosovës janë në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe se për këtë ka përgatitur infrastrukturën ligjore dhe ka hartuar politika për këtë fushë.

Mbrojtja e konsumatorëve në Kosovë ka përmirësime të dukshme, por që ka ende punë për t’u bërë nga institucionet e Kosovës, që të  angazhohen dhe përkujdesen më shumë për mbrojtjen e konsumatorëve, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i tyre, u theksua nga pjesëmarrësit e kësaj tryeze.


Ballina > Ministria > Lajmi i fundit