Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi në mes Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës dhe Agjencisë Kroate të Akreditimit
Në Bruksel të Belgjikës u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit në mes Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës (DAK) dhe Agjencisë Kroate të Akreditimit (HAA). 
Marrëveshjen e nënshkruan, në emër të DAK-së, Ibush Luzha- drejtor,kurse në emër të HAA-së, Biserka Bajzek Brezak -drejtoreshë.
Ky memorandum ka për qëllim që të sigurojë një bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të dy organizmave të akreditimit, për të siguruar një mbështetje të përbashkët për zhvillimin dhe rritjen e aktivitetit të akreditimit në të dy vendet.

