Departamenti i Administratës së Përgjithshme
Roli i Departamentit
Departamenti i Administratës së Përgjithshme (DAP) ka rol qendror në organizimin dhe implementimin e aktiviteteve, hulumtimin e nevojave, si dhe në funksionimin e përditshëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Mbështetja dhe shërbimet që bëhen nga DAP-i kanë të bëjnë me formulimin e buxhetit dhe implementimin e propozimeve buxhetore, mbikëqyrjen e shpenzimeve, këshillimin dhe dhënien e ndihmës administrative të gjitha departamenteve përbërëse të MTI-së, përgatitjen e legjislacionit, furnizimin me staf të nevojshëm për Ministrinë, përpilimin e rregullave administrative për personelin e MTI-së.
Po ashtu, DAP-i realizimin dhe përkrahjen e nevojave të MTI-së, si për: mallra dhe shërbime, përkrahje logjistike për punonjësit e MTI-së, furnizim me materiale për zyre, inventarizimin e inventarit, ruajtjen e shënimeve, përkthimin dhe lektorimin e materialeve, etj.