Aktivitetet e MTI-së tek NVM-të

 

EU-SBA

Akti Evropian i Bizneseve të Vogla

Akti Evropian i Bizneseve te Vogla eshte nje vazhdimesi e Kartes Evropiane te Ndërmarrjeve të Vogla i cili përfaqëson dokumentin themelor të politikave të Komisionit Evropian për vendet anëtare dhe për vendet tona që ndodhen në procesin e Stabilizim-Asocimit, është një instrument strategjik i cili aplikohet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si një metodë planifikimi për vitet e ardhshme që këto vende të arrijnë standardet Evropiane në gjithë linjat e veprimit të Kartës. Kjo Aktë konsiderohet si dokumenti themelor në politikën e Komisionit Evropian për ndërmarrjet e vogla. Objektivat, parimet dhe drejtimet kryesore të këtij procesi mbeten jo thjesht orientuese, por edhe obliguese për sfidat tona.

Lexo më shumë

Skema Vouche e Këshillimeve dhe Trajnimeve

Agjencia për mbështetjen e NVM-ve është e përkushtuar që të merr përsipër rolin udhëheqës kyç në mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë, me qëllim të krijimit të kushteve për një rritje afat-gjatë dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të ndërmarrësisë.

Lexo më shumë

Parku i Biznesit në Drenas

Njëri nga projektet e Agjencisë për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, është Parku i Biznesit në Drenas, i cili ka një infrastrukturë fizike të kompletuar dhe është e gatshme për shfrytëzim.

Parku i Biznesit në Drenas shtrihet në kilometrin e 22-të përgjatë magjistrales Prishtinë – Pejë, në fshatin Koreticë e Epërme të Komunës se Drenas-it. Parku ka një sipërfaqe prej 24 ha dhe do të jetë pjesë e një Zone të ardhshme industriale, me mbi 130 ha.

Lexo më shumë