Aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

 

Diskutohet ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës

17.06.2013

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka organizuar sot tryezë me palët e interesit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili ka ardhë si rezultat i evitimit të vërejtjes së bërë nga ana e Komisionit Evropian në Raportimin e Studimit të Fizibilitetit për Ligjin e Konkurrencës lidhur me keqpërdorimin e pozitës dominuese.

Në mënyrë qe aktet tona ligjore të jenë sa më kualitative, të prekshme dhe më të pranueshme për qytetarët dhe bizneset, dhe me qëllim te forcimit të dialogut publiko-privat, sot u organizua debat publik me qëllim të diskutimit të drejtpërdrejt me bizneset dhe palët e interesit, duke inkurajuar që sugjerimet, propozimet dhe vërejtjet të ipen për këtë projektligj, në mënyrë që legjislacioni në fushën e konkurrencës të jetë sa më kualitativ, funksional dhe efektiv.

Edhe pse me një pjesëmarrje jo të kënaqshme, Sekretarja e Përgithshme e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë  Eljana Naka bëri hapjen e këtij takimi, duke thënë se qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e konkurrencës dhe jo ngulfatja e saj.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Autoritetit të Konkurrencës sqaroi disa nga pikat e ndryshuara në këtë ligj, të cilat shihen të nevojshme, sic është Abuzimi i pozitës dominuese, ku dy ose më shumë ndërmarrje të pavarura mund të jenë në pozitë dominuese nëse, në raport me konkurrentet e tyre veprojnë bashkërisht në treg.  Supozohet se dy ose me shume ndërmarrje kane pozitë dominuese ne treg te mallrave dhe shërbimeve, dhe pjesëmarrja e përgjithshme e tyre ne treg kalon 60% apo me shumë (dominimi kolektiv).

Selatin Kaqaniku nga organizata “Konsumatori” prezantoi disa komente për nene të caktuara të ligjit duke thënë se forma e zbatimit të këtij ligji jashtë Kosovës të jetë më specifikues.

Ndërkaq, Dardan Abazi nga instituti INDEP tha se duhet të specifikohen afatet në këtë ligj. Propozimi i tij ishte që të ofrohet afati prej 25 ditës për ofrimin e dokumenteve, ndërsa të lejohet një afat prej 90 ditësh për përgjigjje.

Ligji nr. 03/l-229 për mbrojtjen e konkurrencës me 7 tetor 2010  është publikuar  në Gazetën  Zyrtare të Kosovës me nr. 88/25 nëntor  2010. Me vendimin nr. 02/110 të Qeverisë së Kosovës, ka hyrë në Programin Legjislativ 2013 miratimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/l-229 për mbrojtjen e konkurrencës.

Në takim, palët janë pajtuar që brenda afatit 10 ditor të dërgojnë komentet e tyre me shkrim. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë tanimë praktikë diskutimin e projektligjeve para dhe pas miratimit me qëllim të ngritjes së dialogut publiko-privat dhe legjislacionit të mirëfillt.