Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

 

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë:

1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;

1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë;

1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë;

1.5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime te TI-së;

1.6. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;

1.7. Ofron shërbime logjistike për ministrinë.

2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i  Përgjithshëm.

3. Numri i të punësuarve në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është njëzet e tetë (28).