Ministria

 

Historia:

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) është pjesë përbërëse e Qeverisë së Kosovës, e zgjedhur me votën e lirë, në zgjedhjet e para vendore, në nëntor të vitit 2001. Pikërisht, me 4 mars 2002, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë filloi punën.

MTI-ja në themelimin e saj ka pasur: Kabinetin e Ministrit, Zyrën e Sekretarit të Përhershëm, gjashtë departamente dhe një agjenci. MTI-ja që në fillim te veprimtarisë i ka përcaktuar politikat dhe përparësitë si pjesë përbërëse të programit të punës.

Politikat e ministrisë kanë qenë të përqendruara me krijimin e kushteve stimuluese për nxitjen e zhvillimit të sektorit privat, në veçanti për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Në politikat dhe strategjitë e zhvillimit dominonte tendenca për zhvillimin e sektorit prodhues, në mënyrë që Kosova  të shndërrohet nga një shoqëri konkurruese në shoqëri prodhuese.

Në kuadër të politikave zhvillimore kanë qenë përparësitë: Lliberalizmi i tregut, ndërtimi i një ekonomie konkurrente, rikonstruimi i ekonomisë me projekte dhe investime të rëndësishme.

Në përputhje me rregulloren 2001/19 ndër detyrat dhe përgjegjësitë e MTI-së ishin:

1. Krijimi i kushteve sistemore për tregti, industri dhe pune komerciale;

2. Krijimi i politikave të punës dhe zbatimi i legjislacionit për përkrahjen e konkurrencës së mirëfilltë.

Tani Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka: 4 agjenci,  11 departamente, 1 drejtori (Drejtoria e Akreditimit), 3 zyra dhe 2 njësi.